• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Madonna qenka një mama e frikshme! E bija, Lourdes bën rrëfimin e rrallë për raportin me këngëtaren e famshme

E keni parë Madonna-n, ekstravagantet dhe rebelen e përjetshme, dini shumë nga çmenduritë e saj dhe mendoni se fëmijët e saj janë me fat që kanë një nënë që duket kaq “easy-going”?
E keni tërësisht gabim! Madonna qenka një nga ato nëna mbytëse për fëmijët e saj.
Të paktën kështu ka rrëfyer e bija, Lourdes në intervistën e saj të fundit. Lourdes ka treguar se nëna e saj është një “kontrolluese e çmendur, thënë ndryshe posesive në maksimum, ndaj ajo ka zgjedhur të largohet nga shtëpia sapo ka mbushur moshën e duhur, duke u siguruar për të paguar vetë apartamentin dhe shkollën.
“Kontrollonte gjithë jetën time”, ka thënë Lourdes.
Megjithatë jo çdo gjë ka qenë kaq bardhezi, pasi Madonna e ka inkurajuar përherë të bijën të shohë tablon e madhe të botës, përtej privilegjeve që mund të kishte nga fama e së ëmës./revistawho.com