Madonna dhe 6 fëmijët e saj kanë udhëtuar drejt Michigan për të festuar ditëlindjen e 90-të të babait të këngëtares. Me këtë rast e pamë si rrallëherë gjithë familjen në një foto.
Lourdes Leon, Rocco Ritchie, David Banda, Mercy James dhe binjaket Stella Ciccone e Estere Ciccone, dukeshin më të lumtur se kurrë në sekuencat e publikuara nga ikona e popit.
Veç fotove që me familjen, ajo publikoi dhe një video teksa përqafon të atin dhe shkruan për të fjalët më prekëse. Babai i Madonnës është emigrant nga italia dhe e ndërtoi jetën para shumë vitesh në SHBA, ku ikona e muzikës u rrit dhe zhvilloi karrierën e saj./revistawho.com
View this post on Instagram