• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Madonna pret që njerëzit t’i gjunjëzohen kur e takojnë, Rita është një prej tyre

Për Madonnën nuk ekziston dhënia e dorës, apo përshëndetja! Të takosh mbretëreshën e muzikës pop duhet të gjunjëzohesh. Po, duket e çuditshme, por kështu ka ndodhur kur Rita e takoi këngëtaren, një takim që sot e kësaj dite e mban mend.

Rita tregoi gjatë një interviste se Madonna ka qenë idhulli i saj dhe takimi me të ishte i pabesueshëm. Asokohe këngëtarja shqiptare punonte për një fushatë të linjës së veshjeve të Madonnës dhe rastisi që të takohej me të.

“Ishte një moment i mrekullueshëm me të, shumë i çuditshëm, por i pabesueshëm. Më bëri të gjeja dritën brenda vetes dhe për këtë duhej të gjunjëzoheshim në dysheme. Mendova se ishte si një shans që po më jepej”-tha Rita.

“Fillimisht shkova në tualet dhe mora frymë sepse s’po mbushesha dot me frymë nga emocionet. Më pas kur shkova tek ajo, më tha të gjunjëzoheshim dhe unë isha: “Çfarë? Çfarë po ndodh?”. Por ishte diçka e bukur dhe u ndjeva me fat”-tregoi Rita.