• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Madona mes lotëve: “Të lutemi për viktimat e Parisit”

Madonna ka kënduar mes lotëve për viktimat e Parisit. Këngëtarja 57-vjeçare ishte duke performuar në Tele 2 Arena, në Stokholm, kur me zërin që i dridhej ndërpreu performancën e saj për t’i bërë një homazh viktimave të sulmeve terroriste në Paris. Madonna u ka kërkuar të pranishmëve në sallë të luten në heshje për shpirtrat e tyre, ndërsa ka shpjeguar edhe faktin pse vendosi të mos e anulonte koncertin.

“Pse duhet t’u lejojmë terroristëve të na ndalojnë të jemi të lirë? Është njësoj sikur të kenë fituar ata”: është shprehur ajo.