• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Ma zhdukni, është skandal, injorancë”, Bleona tepër e revoltuar, gati të lërë emisionin në mes

Bleona Qerreti sot ka qenë e ftuar speciale në “Zonë e Lirë” me Arian Çanin. Këngëtarja e njohur është kthyer në Shqipëri për pak ditë dhe nuk është larguar nga vendi ynë pa dhënë një intervistë, nga ato që vetëm ajo di të dhurojë. Por gjërat u duk se dolën nga kontrolli kur u risoll në kujtesë video që bëri xhiron e rrjetit, ku Bleona shfaqej duke kryer procesin e ngrirjes së vezëve. Pas saj, një nga aktorët më të njohur të humorit, Rezart Veleshnja bëri një video ku ‘imitonte’ këngëtaren e njohur.

Pikërisht atë video solli në vëmendje Arian Çani mbrëmjen e sotme. Aq ka mjaftuar për të krijuar një gjendje tensioni në studio. Bleona ngrihet dhe bëhet gati për t’u larguar në mes të emisionit. “Për këtë po flas, për këtë lloj injorance. Hiqeni atë video ose do largohem. Për këtë e kam fjalën kur them injorancë. Ju nuk mund të talleni me këtë gjë. Ai është një idiot”,-kanë qenë disa nga fjalët që ka thënë Bleona.

Ndërsa Ariani e mbajti situatën në kontroll duke e hequr videon dhe duke e rikthyer atë në studio./revistawho.com