• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Instant Articles, Lajme

Lum kush qëlloi në Venecia kur i bënë surprizë Angelës: Opera, maska çfarë nuk pa

Angela Martini na premtoi se do tregojë çdo detaj të ditëlindjes në ‘Instagram’ dhe po e mban fjalën me postime të reja çdo ditë.

Modelja ka bërë një xhiro në Venecia me gondola siç e do tradita, por jo nga ato të thjeshtat. Atë e priti një performancë operistike me këngëtare të maskuara që i kënduan për ditëlindje dhe gjithë të pranishmit përfituan nga atmosfera për të parë diçka ndryshe dhe shumë speciale.

Kënga e saj e preferuar gjithashtu po luhej në sfond. Angela shpjegon se gjithçka qe e papritur dhe deri në fund nuk e kuptoi se kënga ishte e stisur për të. Kjo është pjesa e dytë e ditëlindjes dhe surpriza është realizuar sigurisht nga bashkëshorti milioner i Angelës. Ne mezi po e presim pjesën e tretë./revistawho.com