• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Vetëm në WHO

Lum këto vajza: Meshkujt më romantik të ‘showbiz-it’ dhe surprizat e tyre për partneret

 

Bashkëshorti i Afërdita Dreshajt, Jakub Kindl është një nga meshkujt më romantik të showbizit. Jakub çdo ditë e surprizon Afërditën me buqeta me lule duke ia bërë ditën më të bukur modeles shqiptare. Jakub e surprizon shpesh Afërditën edhe me udhëtime në vende të ndryshme të botës. Modelja duket shumë e lumtur krah tij dhe çifti e kurorëzuan dashurinë dy vite më parë me një dasmë madhështore.
Një tjetër personazh i njohur shumë romantik është Lyrical Son. Reperi në çdo rast nuk ngurron t’i shprehë dashurinë në publik bashkëshortes së tij duke treguar se sa i lumtur është krah saj. Çifti janë prindër të dy vajzave dhe kanë një familje shumë të bukur.
Edhe Sinani e surprizon shpesh Andrrën me darka romantike apo udhëtime surprizë. Sinani preferon të mos i bëjë publike surprizat e tij por ka qenë Andrra ajo që na i ka treguar me postimet e saj në rrjete sociale. Çifti janë prej vitesh shumë të lumtur bashkë dhe prindër të një djali.
Këngëtari i njohur Skerdi këtë muaj u bë baba për herë të parë. Gjatë gjithë kësaj periudhe këngëtari i bënte shpesh dedikime dhe vazhdon t’i bëjë partneres së tij duke e falenderuar që e ka bërë baba dhe duke treguar se është shumë i lumtur që tani ata janë një familje.
Getoari është gjithashtu shumë romantik dhe e surprizon shpesh Marinën me dhurata, me darka romantike buzë detit apo me udhëtime nëpër botë. Çifti e kurorëzuan dashurinë e tyre dy vite më parë dhe së fundmi Getoari u shpreh se po planifikojnë të bëhen me fëmijë.
Këngëtari i mirënjohur Meda është shumë romantik kur vjen fjala tek bashkëshortja e tij, Lule. Meda nuk i kursen fjalët e ëmbëla dhe surprizat për bashkëshorten e tij. Çifti kanë 4 fëmijë dhe një familje shumë të bukur.
Reperi Gjiko ia ka shprehur shpeshherë dashurinë e tij në publik Elita Rudit. Gjiko i propozoi për martesë Elitës në festën e ditëlindjes së saj. Çifti mbajtën një dasmë madhështore dhe sot janë prindër të një djali. Reperi i bën dhurata të shumta Elitës, surpriza romantike dhe udhëtime jashtë vendit./revistawho.com