• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Lule të vetmuara/ Xhemren e përndjekin dhe i marrin kujtimin e fundit, ja ç’do ndodhë nesër

Nazan shkon në shtëpinë e Mesudes dhe i ofron para që ta marrë Ejlylin nga jetimorja dhe ta çojë në një shkollë tjetër. Në këtë mënyrë Serkan nuk do të ketë më mundësinë të takohet me Ejlylin. Por Mesude i refuzon paratë e Nazanit dhe e përzë. Nazan takohet me Kemalin dhe bën një marrëveshje me të. Banu pendohet për shuplakën që i dha Kaderit. Feride shkon në shtëpinë e Banus dhe aty ndodhet edhe Neriman. Neriman fshihet që Feride mos ta shohë. Feride e kritikon Banun për sjelljen e saj ndaj Kaderit. Banu i premton se nuk do takohet më me Kaderin dhe nuk i intereson si do ndihet e bija. Neriman vendos t’i gjejë një familje Kaderit që të shpëtojë prej kësaj situate. Kemal përpiqet të bindë Mesuden të marrë në shtëpi Ejlylin. Toprak gjen në sendet e Ferides dhurata të ish të fejuarit të saj dhe keqkuptohet. Xhemren e zë nata rrugës dhe dikush e ndjek. Një hajdut i vjedh varësen Xhemres. Xhemre fiton një shumë të madhe parash nga një pasuri e të atit. Tefik kërkon t’i tregojë Xhemres por Nazan nuk e lejon dhe mendon t’i mbajnë vetë paratë. Mesude i kërkon Ejlylit të qëndrojë larg Serkanit. Ejlyl vendos t’ja tregojë me prova nënës së saj se kush është vërtet Kemali./revistawho.com