Një prej serialeve më të suksesshëm “Lule të vetmuara”, po i vjen fundi. Si do të përfundojë Ejlyl, Kader, Songyl, Xhemre dhe Meral? Këtë na mbetet ta zbulojmë ditët në vijim, por deri atëherë ju zbulojmë zbulojmë serialin e ri që do të zëvendësojë “Lule të vetmuara”.
“Amaneti” (Emanet), është seriali që do të nisë transmetimin nga 15 Marsi. Një produksion i vitit 2020 me aktorët Halil Ibrahim Ceyhan, Sila Turkoglu, Berat Rüzgar Özkan, Gülderen Güler e shumë aktorë të tjerë.
Kevser është rritur në një lagje të varfër, por kur ajo bëhet nuse e djalit të një familjeje të pasur, i ati vendos të ndërpresë të gjitha lidhjet me vajzën e tij, pasi nuk e miraton këtë martesë. Kur Kevser humbet burrin e saj, e gjen veten të bllokuar në rezidencë me djalin e saj 5-vjeçar Jusufin dhe nuk ka ku të kthehet. Një ditë ajo vdes tragjikisht gjatë një aksidenti dhe djali mbetet jetim, i vetëm në një pallat me njerëz intrigantë, ku i mungon dashuria.