Toprakun e gjen belaja me një vajzë të fiksuar pas tij. Feride e merr në shtëpi këtë vajzë duke menduar se Toprak e ka lënduar. Songyl i thotë Kaderit të mos mbajë shpresa se do ta gjejë familjen. Kemal dhe shoku i tij vjedhin bizhuteri e flori në shtëpinë e një plake. Shoku i Kemalit zbulohet. Në jetimore shkon policia dhe Ejlyl frikësohet. Songyl kupton që Ejlyl fsheh diçka por ajo nuk i tregon. Defnes i vjen inat që Xhemre është bërë shoqe me vajzat e jetimores dhe vendos të hakmerret. Serkan këshillon Ejlylin ta denoncojë në polici Kemalin por ajo nuk pranon pasi mendon se asnjë s’do e besojë. Defne vjedh përgjigjet e provimit dhe Nazan e ndihmon. Në fund të provimit Defne fut kopjen në çantën e Ejlylit. Serkan mbron Ejlylin dhe e merr fajin përsipër. Kemal i shkon në shkollë Ejlylit dhekërkon ta marrë me forcë. Songyl e shpëton Ejlylin nga Kemali dhe dyshon se diçka po ndodh. Feriden e gjen belaja me vajzën e fiksuar pas Toprakut. Ajo fle në shtëpinë e Ferides dhe i shkatërron gjithçka. Serkan i tregon të ëmës veprimin që Defne bëri në klasë por ajo nuk e beson. Defne bën sërish mikeshë Xhemren por kjo e fundit nuk e di çfarë e pret. Në jetimore vajzat bëjnë grevë urie pasi kuzhiniera e re nuk gatuan ushqime të shijshme./revistawho.com