• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Lule të vetmuara/ Kader takohet me nënën e saj, ja ç’do ndodhë nesër

Defne fut në sherr Xhemren dhe Ejlylin. Ejlyl përpiqet të shfajësohet por Xhemre e keqkupton çdo fjalë të saj. Kader mëson se Songyl ka numrin e telefonit të nënës së saj por nuk i ka treguar. Kader prish shoqërinë me Songylin dhe bëhet shoqe me Xhemren. Toprak mëson se Defne e ka gënjyer dhe i ati nuk e ka rrahur kurrë. Kader mëson se nëna e saj quhet Banu dhe gjen adresën e saj. Songyl dëgjon prindërit birësues duke folur fshehtas për ndarjen e pasurisë dhe ofendohet. Songyl vendos të largohet nga shtëpia dhe i lë një letër lamtumire. Serkan bën plan të arratiset me Ejlylin por kjo e fundit nuk pranon. Kader shkon në shtëpinë e nënës së saj dhe përballet me të. Ajo mëson se e ëma ka një vajzë. Nënë e bijë përqafohen mes lotësh. Nëna i tregon Kaderit se ishte e detyruar ta linte në jetimore pasi ishte shumë e re kur e lindi atë. Kader i lutet të ëmës ta marrë por ajo nuk mundet. Kader largohet e lënduar./revistawho.com

CLOSE
CLOSE