• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Lule të vetmuara/ Banu lëndon Kaderin, ja ç’do ndodhë nesër

Gokhan arrin të shpëtojë nga situata me varësen falë nënës së tij. Gokhan i tregon të ëmës se ia mori varësen Xhemres për të pasur diçka të saj. Komshiet në lagjje shohin Kemalin me Derinin dhe dyshojnë se ai e ka rrëmbyer. Ato thërrasin policinë por Kemal largohet. Gynej i tregon Xhemres se është i dashuruar me Songylin. Gynej e ndihmon Songylin të shesë bizhuteritë. Banu shkon në jetimore dhe i kërkon llogari Kaderit ku e ka fshehur Derinin. Ajo i flet ashpër Kaderit duke e lënduar shumë. Serkan i tregon Ejlylit se nëna e tij i ka ofruar para Mesudes që ata të ndahen. Ejlyl mendon se nëna e saj i ka pranuar paratë. Feride shkon në shtëpinë e Banus dhe i kërkon ta kuptojë Kaderin dhe dhimbjen që ajo po kalon. Banu e përzë Feriden dhe i kërkon të mos përzihet në jetën e saj. Kemal e çon Derinin tek Banu dhe i kërkon një nder. Ejlyl shkon në shtëpi dhe i kërkon Mesudes t’ja kthejë mbrapsht paratë Nazanit. Mesude nxehet kur mëson se Kemal i ka marrë para Nazanit. Ajo i thotë t’ja kthejë paratë por Kemal e kërcënon. Neriman i tregon Kaderit se Derini është gjetur./revistawho.com