Atletja Luiza Gega ka thyer një tjetër rekord kombëtar. Gega mori pjesë në një garë në “Olympiastadion” në Berlin.
Ajo doli e treta në një garë që nuk e kishte provuar më parë, atë të 2000 metrave. Gega shprehet se vendosi një nga rezultatet me të mira të karrierës së saj sportive.
“ISTAF Berlin
(IAAF World Challenge )
Rekord kombëtar
Rekord personal
Vendi 3
2000m me pengesa – 6:00.07 ?
Sot vendosa një nga rezultatet më të mira të karrierës time sportive dhe për më tepër vazhdoj të ndihem vërtet në formë shumë të mirë”.
Mirëpo Gega nuk ndalet me kaq dhe na paralajmëron se po bëhet gati për kampionatin botëror “Doha 2019” që do të zhvillohet përgjatë 10 ditëve në Qatar duke filluar nga data 27 shtator deri në 6 tetor. “Mezi pres të filloj përgatitjet për kampionatin botëror “Doha 2019”. 26 ditë dhe #roadtodoha2019. Faleminderit gjithëve për suportin, do të thotë vërtet shumë për mua”, shkruan ajo.
Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse t’i urojmë suksese Luizës dhe të na bëjë krenarë siç na ka bërë gjithmonë me pjesëmarrjet e saj.