Një ndër platformat më të mëdha muzikore Shazam, fal përdorimit të lartë global që ka realizon edhe klasifikimin e këngëve më të kërkuara të momentit. Duket se në Shazam ka një beteje të fortë mes artisteve shqiptare, madje të poziconuara shumë afër me njëra tjetrën. Në këtë klasifikim Bebe Rexha ndodhet në vendin e 21-të, Era Strefi në vendin e 24-tërt ndersa Dua Lipa në vendin e 27-të. Rita Ora për momentin nuk renditet në” top 100” e këngëve të listuara ne platformën “Shazam”.
Për Era Istrefin ky padyshim është një sukses i madh pasi ndryshe nga dy artistet e tjera që kanë qënë shpesh pjesë e klasifikimeve të tjera boterore, për Erën është një start mjaft i mbarë në tregun botëror. Klasifikimi i Shazam kryesohet nga Sia me këngën “Cheap thrills”.