Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka zbuluar së fundmi promon e ‘Shiko Kush Luan’, i cili pritet të nisë në muajin tetor.
Së bashku me stafin e programit, Vjollca ka risjellë edhe njëherë në vëmendjen filmin shqiptar ‘Mimoza Llastica’.
“Ju prezantojmë lagjen e ‘Shiko kush luan’ me Luana llasticën. Promoja më e bukur për emisionin më të bukur”, ka shkruar Luana krah videos e cila ka marrë komente dhe komplimenta të shumta nga ndjekësit e formatit.
Kujtojmë se deri më tani Vjollca ka ndarë momente të ndryshme me stafin duke treguar se po përgatitet për një sezon edhe më të suksesshëm se të tjerët./revistawho.com
https://www.instagram.com/tv/CE1uWy4Hs8d/?igshid=qx8rx9bj2z4