Inspirimin më të madh vajzat e showbiz-it e kanë nga artistet ndërkombëtare. Ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar, duke qenë se edhe Kylie Jenner dhe Nicki Minaj janë veshur pothuajse njëlloj.
Modelja dhe këngëtarja kanë zgjedhur rripa identikë lëkure, të vendosura mbi veshjen e tyre.
E duket se kjo i ka pëlqyer aq shumë Luana Vjollcës, saqë ka zgjedhur të vesh të njëjtën gjë. Në fakt, moderatorja është inspiruar më shumë nga Kylie, madje duhet thënë se fustani i tyre është identik.