• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Luana Vjollca ka një skuadër të preferuar dhe e tregon me këto foto

Ndonëse larg ekranit, fansat e Luanës nuk kanë hezituar të krijojnë video të ndryshme me momentet më të bukura të moderatores gjatë sezonit të kaluar të programit ‘Shiko Kush Luan’. Së fundmi vetë Vjollca ka ndarë disa poza me dy kapitenët që e kanë shoqëruar gjatë programit, Florian Binaj dhe Rezart Veleshnja në ambientet e ‘Top Channel’.

“Sa veta i ka marrë malli? Mua shumë. Skuadra më e mirë”, ka shkruar Luana krah postimit ku ka etiketuar dhe dy kolegët e saj.

Fansat kanë lënë menjëherë komente të ndryshme duke pohuar se po e presin me padurim sezonin e ri të ‘Shiko Kush Luan’, i cili ka sjellë gjithmonë shumë humor dhe argëtim tek teleshikuesit./revistawho.com