• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Luana Vjollca intervistë për revistën e huaj: Në Shqipëri jam femra më me influencë

Ditën e sotme Luana Vjollca ka ndarë me fansat e saj në ‘Instagram”, lajmin e mirë se është bërë pjesë e revistës së njohur “ONN Netëork”.

“Kur java nis bukur me një intervistë ekskluzive për “ONN International Magazine”, ka shkruar Luana krahas fotos së kopertinës.

Në fillim të intervistës gazetari ka shkruar se Luana, është një person karizmatik, e cila ja ka dalë mbanë vetë, falë karrierës dhe talentit. Intervista është e gjatë dhe moderatorja ka ndarë në këtë revistë mjaft detaje nga karriera e saj. Ajo ka treguar se për momentin primare në jetën ka muzikën, pasi ende nuk ka në dorë një  program që mund të prezantojë. Gjithashtu ndër të tjera ka treguar se puna dhe talenti i saj e kanë bërë të jetë një femër me shumë influencë në Shqipëri.

“Në Shqipëri ja kam dalë mbanë të jem një femër me shumë influencë në rrjete sociale, sidomos në ‘Instagram’, ku profili im arrin 16 milionë shikime në një javë”,- ka thënë Luana ndër të tjera./revistawho.com