Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar, kjo edhe për faktin që kanë tentuar që lidhjen ta mbajnë të fshehtë, por fotot ku janë kapur mat së bashku e kanë zbuluar lidhjen e tyre me kohë. Luana dhe Krenari po bëjnë më shumë se dy vite të lidhur e mesa duket kjo kohë ka mjaftuar që çifti të mendojnë hapin e radhës, atë të martesës.
Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se distanca fizike, meqënëse Krenari jeton në Prishtinë, po detyron çiftin të shkojnë drejt altarit.
Nuk dihet ende një datë e saktë, por siç shkruan “Panorama Plus”, çifti ka programuar verën e vitit 2018 për t’i dhënë fund beqarisë.