U bënë disa sezone që Luanës i është besuar drejtimi i programit ‘Shiko Kush Luan’, ku në thelb janë lojrat e realizuara nga të ftuarit VIP. Nuk besojmë se ka ngelur personazh i njohur, që nuk ka shkelur njëherë në studion e emisionit. Moderatorja nga ana tjetër na tregon shpesh detaje që fshihen pas asaj që transmetohet çdo të shtunë.
Duke bërë publike pjesë nga backstage Luana tregon se gjithçka që del në ekran ka lidhje vetëm me të, sepse ajo nuk është vetëm kukull e bukur që del në skenë. Për të mirë dhe për të keq, çdo gjë bëhet nga ajo. Madje dhe kur nuk është në skenë, qëndron pas kamerave derisa të mbarojë gjithçka. E pasi xhirimet kanë vazhduar për orë të tëra, Luana heq takat dhe pret për mbylljen mbi shapka, teksa vëzhgon detajet e fundit.
Pas 15 vitesh në televizion, duket se suksesi nuk është aspak rastësor. Kujtojmë se ‘Shiko Kush Luan’ do të vazhdojë deri në fund të janarit, si rrallë herë./ revistawho.com