• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Luana tregon anën më të ëmbël, surprizon fashionisten e vogël për ditëlindjen

Luana Vjollca ka surprizuar një vajzë të vogël në ditën e saj të lindjes dhe video është shpërndarë në ‘Instagram’. Amilën me siguri shumë nga ju e njohin si vajzën e imitimeve. E vogla rikrijon veshjet dhe fotot e personazheve publikë dhe i publikon në një faqe që menaxhohet nga nëna e saj. Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e disa kompeticioneve për fëmijë.
Luana i ka shkuar surprizë në lokalin ku ishte me nënën e saj dhe momenti është filmuar, bashkë me reagimin e së voglës e cila është emocionuar.
Luana realizon shpesh surpriza për fansat e saj dhe mbështetja ndaj kësaj vajze të vogël i ka prekur të gjithë./revistawho.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Amila (@amilaismolli)