• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Luana s’ka kohë, se po të ketë flet direkt 5 gjuhë (bashkë me shqipen)

Luana u shfaq në kopertinën e revistës së huaj ‘Style Cruze’ dhe fotot bënë xhiron e rrjetit, veçanërisht për stilin e saj. Moderatorja shfaqet me flokë shumë të shkurtër, si asnjëherë tjetër dhe e veshur me blu. Sot ajo tregoi edhe intervistën ku na zbuloi një detaj interesant që nuk e dinim. Një nga pyetjet ishte për gjuhët e huaja dhe përgjigja e Luanës na la pa fjalë. “Kur isha më e re flisja italisht, spanjisht, gjermanisht shkëlqyeshëm dhe pak anglisht. Besoj se po të rikthehem e të përqëndrohem tek to do i flas sërish në mënyrë perfekte, por vitet e fundit fokusi im ka qenë në të tjera drejtime, jo tek gjuhët e huaja”, u shpreh Luana.

Dhe kështu mësuam se po të dojë moderatorja flet në total 5 gjuhë (bashkë me shqipen),  por për momentin nuk ka kohë./revistawho.com