Luana Vjollca ka udhëtuar prej ditësh drejt Dubait për pushime. Përveç plazhit, rrezeve të diellit dhe fluturimeve mes kullave, moderatorja ka ndarë një tjetër eksperiencë me ndjekësit, por këtë herë nuk ka shkuar edhe aq mirë. Pasi ka vendosur të realizojë një udhëtim me makina ka mbetur në mes të shkretëtirës sepse njëra prej tyre u prish.
“Gjithçka po shkonte për mrekulli derisa shkatërrova makinën time të kuqe mes shkretëtirës dhe përfundova me blunë, së cilës nuk më lanë t’i jepja më”, ka shkruar Luana, krah fotove ku shfaqet duke pozuar në makinë. Ndërsa në disa video të tjera disa persona përpiqen ta rregullojnë. Me siguri ky incident nuk i ka prishur pushimet e Luanës, por ajo duhej ta ndante me publikun./revistawho.com