• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Luana i jep fund ankthit të fansave: “Lamtumirë Top Channel” me firmë e me vulë

Mbrëmjen e djeshme, Luana Vjollca u shfaq në një “Instastory” me lot në sy, ku tregonte se pas mbingarkesës së inboxi-t të saj me pyetje nga fansat se kur do të kthehet në ekran, sot do të komunikonte dhe shpjegonte gjithçka.

Dhe e mbajti fjalën. Përmes letrës së saj publike, Luana tregon se përvoja e saj në “Top Channel” ka përfunduar.

“Nga ky sezon nuk do të gjendem nën logon e “Top Channel” ( i cili do të mbetet përherë shtëpia ime ku u rrita dhe zhvillova për 15 vite), nis letrën e saj Luana e cila thotë se nuk do ta shohim më të shtunave me emisionin e saj argëtues.

Ajo ka zbuluar se ka një projekt, #Thuaje, të cilin e konsideron si projekt personal, si zërin e saj të brendshëm, por që nuk qenka projekt i afërm, ose ne e kemi kuptuar gabim.

“Tani prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se  gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua të shërbejë edhe si zëri juaj, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës”, shkruan Luana, e cila më tej lidhur me rikthimin në ekran shkruan:

“Paralelisht jam duke punuar për të qenë sa më shpejt afër jush me programe argëtuese, çdo të shtunave mbrëma, sepse tradita jonë mund të vonojë, por nuk do të mungojë”.

Pra, tani për tani morëm vesh se nuk ka kthim në ekran për Luanën, të paktën jo të shtunave dhe jo program argëtues.

Në fund Luana ka ndjekur traditën e letrave të të famshmëve, të firmosur nga vet ajo./revistawho.com