• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Luana e kaloi 8 marsin në punë, moderatorja zbulon me disa video skenën e përfunduar për spektaklin e ri

Para pak ditësh, moderatorja e njohur, Luana Vjollca tregoi se shumë shpejt do të rikthehet në ekran me programin ‘Take me out Albania’. Me anë të postimeve të ndryshme Vjollca ka zbuluar se përgatitjet kanë nisur, ndërsa së fundmi ka ndarë disa video me stafin e saj.

“8 marsin e kaluam të gjithin në punë. Po ju si e kaluat?”, ka shkruar Luana krah postimit më të fundit ku nuk ka fshehur dhe emocionin e skenës së përfunduar.

Kujtojmë se Vjollca ka lajmëruar se ‘Take me out Albania’ do të shfaqet shumë shpejt në ekranin e ‘Top Channel’ dhe do të sigurojë një spektakël të vërtetë./revistawho.com