• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Luana dhe Kylie bëjnë ‘xing’ me të njëjtën zgjedhje

Moderatorja e njohur Luana Vjollca dallohet për imazhin e saj të kuruar çdo javë në shfaqjet e saj televizive në ‘Shiko kush luan’. Veshjet e saj të ndryshme çdo të shtunë, janë ato që nuk kanë mbetur pa u komentuar nga adhuruesit e moderatores. Ajo shfaqet gjithmonë shumë ‘sexy’ dhe tërheqëse në të gjitha daljet publike dhe jo vetëm. Së fundmi Luana ka veshur një fustan të gjatë, ngjyrë vjollcë të shoqëruar me një palë këpucë në ngjyrë të bardhë.

Ndërkohë të shtunën gjithashtu, ka qenë Kylie Jenner e cila ka postuar disa foto në ‘Instagram’, e veshur me një fustan të bardhë dhe këpucë të njëjta me ato të Luanës. Duket se vajzat kanë zgjedhur të kombinohen njësoj në po të njëjtën ditë dhe të dyja dukeshin se kishin bërë zgjedhjen e duhur./revistawho.com