• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Love Story” fillon së shpejti dhe paskemi goxha ndryshime (një vajzë e një djalë në kërkim të dashurisë)

Sezoni i dytë i spektaklit “Love Story” do të nisë së shpejti transmetimin në “Tv Klan”.

Reality Show dedikuar dashurisë dhe emocioneve të mëdha, do të fillojë më datë 15 nëntor, në orën 20:10, në ekranin e televizionit Klan.

Kësaj radhe, spektakli do të vijë me disa ndryshime, ku nuk do të jetë vetëm një djalë i cili do të zgjedh mes disa vajzave të preferuarën e tij pas disa takimesh.

Këtë vit në fron do të jenë dy pretendentë, një vajzë dhe një djalë. Ata do të kenë përballë djem e vajza që do të “luftojnë” për të fituar zemrën e pretendentëve.

Një risi tjetër është edhe programi i përditshëm Daily Love Story, që këtë vit i është besuar Eni Shehut, i cili do të jetë çdo ditë përballë vajzave e djemve për t’i njohur ata përtej asaj që shohim në spektakël.

Ndërsa opinionistë edhe këtë vit do të jenë Jerina Lala dhe Robert Aliaj./revistawho.com