• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Lotët ujë këtë verë me Elvana Gjatën

Nëse përshtypja e parë sapo mësuat titullin e këngës, “Loti”, ishte për një baladë dashurie, Elvana tregoi se këngët për dashurinë e dhimbjet e zemrës vijnë mirë edhe me vibe-in e verës.

Jo më larg se dje, ajo publikoi projektin e fundit muzikor, i cili u prit mjaft mirë nga ndjekësit për dy arsye kryesore. E para sepse aty të gjithë gjetën veten, se kur bëhet fjale për dashurinë, të gjithë janë gjithë sy e veshë për të dëgjuar diçka të re. Dhe arsyeja e dytë e ajo që ka qëlluar në shenjë ka qenë vija melodike e projektit, i cili është përshtatur më së miri me atmosferën që na sjell vera të gjithëve.

Këtë e kanë vërtetuar komentet në rrjetet sociale, por dhe shpërndarja e këngës në një kontent masiv, i cili këtë verë duket se do e shijojë jugun me lotët ujë nga Elvana.

Valixhen gati, kapelen, syzet me vete dhe kufjet në vesh. Elvana është kujdesur që në një forma a tjetër ta shijoni verën, me ndarje e bashkime dhe lotët ujë./revistawho.com