• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Lot dhe emocione, Paris Hilton tregon detajet e propozimit për martesë

Paris Hilton shfaqej më e emocionuar se kurrë në fotot e fejesës të publikuara së fundmi nga vet ajo. Gjatë udhëtimit të fundit me partnerin e saj, ajo mori propozimin romantik (të katërt) në ishullin privat ku po pushonte.

Detajet Paris i ka zbuluar në “iHeartRadio podcast, This Is Paris”. Ajo ka rrëfyer se propozimin e priste më herët dhe e dinte që do vinte, por gjithsesi u surprizua. “Ai më tha që do realizonim disa foto, por kur dolëm buzë detit u ul në gjunjë. Isha duke qarë dhe dridhesha. Shumë emocione të bukura”, ka rrëfyer ajo.

Edhe pse e ka parë këtë skenë 4 herë deri më tani, për Hilton emocioni vazhdon të jetë njësoj i fortë./revistawho.com