Po juve ju zënë emocionet kur shikoni se si nipi apo mbesa po rritet dhe merr komente pozitive nga mësuesit?
Ndonëse këto janë momente emocionuese për të gjithë, Lori Hoxha na tregoi se si e ka përjetuar vetë ajo këtë moment.
“Unë duke dëgjuar çfarë i kanë shkruar zyshat London në mbarimin e shkollës”, ka shkruar Hoxha krah videos ku shfaqet e përlotur dhe e buzëqeshur.
Me siguri Lori ndihet shumë krenare për të voglin e familjes që rritet dhe kthehet në një nxënës ekselent. Ne jemi kuriozë të dimë se ç’fushë do të ndjekë i vogli, por për këtë do na duhet të presim edhe ca.
Pak, por e sigurt është se mami dhe babi do mbështesin çdo zgjedhje të tij nëse ai është i lumtur./revistawho.com
https://youtu.be/6QaLNYABvd0