Kapiteni i kuqezinjve ka prezantuar së fundmi linjën e tij të veshjeve “LC5”, e cila në fakt duket shumë interesante dhe tërheqëse, shkruan Top Channel.
Në qendër të veshjeve të propozuara nga “LC5” janë simbolet kombëtare të Shqipërisë.
Shqiponja apo mbishkrimet Albania mbi fanellë ashtu si dhe emri dhe logo e firmës “LC5”, janë ato që mbizotërojnë në veshjet e futbollistit, që kanë një stil vërtetë unik.