• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Lori kujdeset që askush të mos mendojë se jeta e saj ecën në vaj

Me një këndvështrim nga ‘Instagrami’ jeta e Lori Hoxhës duket thuajse perfekte. Megjithatë jo gjithmonë gjërat janë si në foto dhe këtë e ka treguar vetë trashëgimtarja e ‘Top Channel’ me shprehjen që ka lënë në llogarinë e saj. Përpos kësaj Lori ka zgjedhur të ndajë një tjetër shprehje me të cilën ka nënkuptuar se jeta e saj nuk ka qenë ashtu si e mendojnë të tjerët.
“Nuk u rrita duke pasur modele, u rrita duke pasur njerëz të cilëve nuk doja t’i ngjaja dhe duke parë situata tek të cilat nuk do doja kurrë të isha pjesë. Jo të gjithë ne patëm kartat e duhura, por kjo nuk do të thotë që nuk mund ta përziejmë dorën e kartave për të pasur rezultat më të mirë”, shkruhet në postim. Edhe njëherë tjetër, një personazh publik, jeta e së cilës duket sikur ka në qendër veç udhëtimet dhe modën, na tregoi hapur se asgjë nuk është siç duket. Por të gjithë luftojmë me dramat tona./revistawho.com