• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Lori Hoxha zhvendoset në Londër, mikja e saj zbulon detajin

Së fundmi Lori Hoxha po publikon gjithmonë e më shumë foto nga Londra. Ajo ka zbuluar më herët se ky qytet është ndër të preferuarit e saj dhe i pëlqen ta vizitojë shpesh. Por duke qenë se pak ditë më parë bukuroshja festoi ditëlindjen, shumëkush mendoi se arsyeja e të udhëtuarit aq larg ishte festimi i ditës speciale.

Në fakt trashëgimtarja e ‘Top Media’ është zhvendosur në Londër për të jetuar. Këtë detaj e zbuloi një nga miket e saj e cila së bashku me dhuratat i kishte dërguar një pusullë ku përmendte shtëpinë e re.

Siç mund të kuptohet nga fotot e postuara së fundmi nga Lori, gjithçka po shkon siç duhet dhe ajo po e shijon jetesën larg Shqipërisë. Ndërsa për rikthim në vendlindje ende nuk dihet asgjë./revistawho.com