• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Lori Hoxha zbulon trendin e momentit, printi leopard në çdo veshje

Në fillim të këtij viti në pasarelat e modës u shfaq sërish një trend, printi leopard, që rreth 10 vite më parë shihej kudo. Ndoshta për shumë prej jush mund të duket si demode ose diçka shumë e rënduar, por duhet thënë se vajzat e njohura e kanë përqafuar menjëherë si trend. Ndër të huajat e para që u shfaq me një fustan leopard, ishte Kylie Jenner dhe duhet thënë se në trupin e saj dukej thjesht fantastik.

Ndërsa në Shqipëri, si në të shumtën e rasteve, ajo që ndjek gjithmonë trendet më të fundit, është Lori Hoxha. Javët e fundit vihet re se pjesa më e madhe e veshjeve të saj janë me print leopardi.

Në fakt jo vetëm fustanet, fundet, xhaketat apo pantallonat mund të dizejnohen me të, sepse ky print duket shumë bukur edhe në rrobat e banjës. Këtë vit Lori ka zgjedhur të tilla rroba banje dhe duhet thënë se duket vërtet sensuale.

Nëse keni pasur veshje leopard që i keni hedhur poshtë keni bërë shumë gabim, por nëse keni ende të tilla bëni mirë të filloni t’i vishni që në këtë moment. /revistawho.com