• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Lori Hoxha zbulon sa kilogramë është dhe dietën që e mban në formë

Lori Hoxha është një nga personazhet e njohura që ka një trup përherë në formë, por duket se ajo punon shumë me veten duke mbajtur një regjim strikt për këto linja.

Ajo ka vendosur të ndajë me fansat disa “sekrete” sesi ia del të jetë përherë në formë të pësosur.

Këshilla jote për të humbur peshë, është ajo çfarë e pyet një fans, ndërsa Lori i është përgjigjur:

“Dieta Atkins ka funksionuar tek unë. I eliminon karbohidratet dhe sheqerin tërësisht dhe ushqehesh me proteina dhe yndyrna. Pi shumë ujë”, -thotë ajo.

Ndërsa pyetjes sesa kilogram peshon, Lori tregon se është 49.7 kilogramë.

Një fanse tjetër e ka pyetur sesi ia bën me celulitin dhe ajo iu përgjigj: “Kam celulit dhe tani, por përpiqem të kem një jetë të shëndetshme. Nuk ha më ushqime të shpejta dhe pi shumë ujë. Shpresoj për më të mirën”, rrëfen ajo./revistawho.com

Ja pra disa ide sesi të ulni peshën dhe të luftoni celulitin. Me vullnet çdokush mund t’ia dalë!/revistawho.com