Një natë më parë ‘Top Channel’ ka festuar mbylljen e një viti shumë të gjatë e plot ngjarje. Drejtues, gazetarë, moderatorë e plot të ftuar kanë marrë pjesë në këtë mbrëmje festive. Dukej se dikush mungonte në këtë event dhe kur të gjithë ishin duke pritur për të parë fustanin e zonjës së shtëpisë, Lori Hoxha surprizoi duke publikuar në ‘Instastory’ një foto ku shkruante: “Kur Grinçi nuk mund të gjente një veshje që i pëlqente dhe tha: ‘Ok, kaq ishte! Nuk po shkoj fare’ e ndjeva vetë këtë!”. Lori ishte mjaft e qartë në këtë postim me nota humori, por ne jemi të sigurt se nëse do të ishte e pranishme, do të kishte ‘vjedhur’ vëmendjen e të gjithëve.