Ndonëse në media u diskutua jo pak një ftohje e marrëdhënieve midis trashëgimtares së Top Channel Lori Hoxha dhe prezantueses së këtij televizioni Arbana Osmani, faktet flasin ndryshe. Ishte një foto e Arbanës disa javë më parë, ku moderatorja pozonte e buzëqeshur pranë Lorit, që pakësoi thashethemet. Ndërkohë një tjetër detaj na tregon se komunikimi dhe bashkëpunimi midis dy biondeve të Top-it vazhdon. Lori është ende kuratorja e imazhit të Arbanës, dhe zgjedh fustanet e saj për prezantimin e spektaklit “Në 1 javë”. Rreth tre javë më parë, prezantuesja doli në skenë me një fustan të zi të shkurtër, nga koleksioni më i ri i “Balmain for H&M” që kushton diku tek 200 euro. Sakaq dy ditë më parë ishte vetë Lori që mbante veshur të njëjtin fustan, dhe pozonte e lumtur me të.