Lori dhe Sara vendosën që javën e parë të 2021-it ta kalojnë në Dubai, njëjtë si shumë personazhe të njohur të tjerë. Ndonëse mbrëmjen e parë të janarit e pritën me të afërmit e tyre, diellit të nxehtë e verës që të përshëndet prej andej nuk mundën t’i rezistonin.
Dy trashëgimtaret e ‘Top Channel’ duket se po shijojnë maksimalisht vendin atje, restorantet dhe pamjet soditëse.
Lori ka publikuar disa video të ushqimeve që ka provuar atje së bashku me Sarën që mbetet shoqëruesja e saj më e mirë në udhëtime.
Kujtojmë se Lori ka treguar se Sara është mbështetja e saj më e madhe ndaj dhe me siguri ky udhëtim në nisje të 2021-it me të duhet të jetë një karikim energjish mjaft e mirë./revistawho.com