Dy motrat ikonë të modës në Shqipëri dalin sot për herë të parë së bashku në një program televiziv. Ky është një lajm mjaft i bukur për fansat e tyre, pasi Lori dhe Sara Hoxha janë treguar gjithmonë shumë të rezervuara, përsa i përket vëmendjes mediatike dhe daljet e tyre në ‘TV’ kanë qenë shumë të rralla. Surprizën e ka zbuluar vet Lori, e cila në postimin e bërë në ‘Instagram’ zbulon se bashkë me Sarën do të jenë të ftuara në emisionin “Shiko kush luan”. Nga fotoja duket se kemi shumë për të parë sonte sepse vajzat duken më seksi se kurrë.