• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Loredana sqaron situatën e mashtrimeve: Paratë janë marrë me vullnetin e palës tjetër

Për disa ditë me rradhë , Loredana Zefi ka qenë kryefjala e portaleve shqiptare dhe ato zviceriane. Sipas deklaratave të një çifti zvicerian, këngëtarja shqiptare bashkë me vëllain e saj, i kishte mashtruar këto të fundit duke i marrë afro 900.000 franga. Loredana u arrestua dhe u lirua një ditë më pas, kështu që ditën e sotme në orën 14:00, ajo bashkë me Mozzik dhe 2 avokatët e tyre kanë mbajtur një konferencë për shtyp në Prishtinë. Ajo është shprehur si më poshtë: “Në bazë të mediave, çfarë kam lexuar, disa gjëra janë ndryshe, por për mua e rëndësishme është që ju, shteti shqiptar, gjerman, të dini se prej asnjë personi nuk janë marrë para me mashtrime. Paratë janë marrë me vullnetin e palës tjetër, ajo e ka pranuar dhe e ka bërë këtë gjë”.“Kjo gjë ka filluar që në vitin 2016. Nuk e di pse nuk është mbyllur ky rast në 2018-ën, nuk e di çfarë kanë bërë këto persona me njëri-tjetrin. Në 2018-ën kur e kam marrë vesh, kam qenë në gjendje t’i ndihmoja, palën time, familjen time që është mbi gjithçka. Nuk më interesojnë mediat, muzika, asgjë kur është familja ime”, ka vazhduar të shpjegojë Loredana. Ndër të tjera, këngëtarja gjithashtu pranoi për ‘Prive.al’ se ishte kthyer në Prishtinë për të realizuar videoklipin e rradhës./revistawho.com