• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Loredana shfaqet e kuruar deri në detaje, Zuna nuk mund të qëndrojë indiferent

 

 

Prej kohësh, reperja e njohur shqiptare, Loredana është përfolur për një lidhje dashurie me reperin e quajtur, Zuna. Dyshja janë fotografuar në vende të ndryshme bashkë, ndonëse nuk kanë konfirmuar asgjë për fansat e tyre. Midis shumë spekulimeve, Loredana ka publikuar edhe disa foto në krahët e ish-partnerit të saj, Mozzik, duke i ngatërruar më shumë ndjekësit.
Megjithatë pak më parë ajo ka ndarë në rrjetet sociale, një postim në të cilin nuk ka munguar as komenti i Zuna-s.
Reperi ka lënë disa emoji zjarri, duke nënkuptuar se Loredana duket shumë bukur me ‘look-un’ e saj. Ajo nuk i ka kthyer ende një përgjigje, ndërsa ndjekësit nuk e kanë të qartë se çfarë po ndodh saktësisht midis tyre.
Kujtojmë se gjatë kësaj kohe në rrjetet sociale nuk ka munguar as përplasja midis Mozzik dhe Loredanës, i cili e ka akuzuar hapur se po gënjen për gjithçka ka treguar në daljet e saj publike./revistawho.com