• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Loredana dhe Justin Bieber paskan një të përbashkët, çfarë i lidh këngëtarët?

Loredana Zefi është kthyer shpejt në një nga personazhet më të komentuara nga mediat shqiptare dhe ato të huaja. Përpara se të fillonte karrierën e saj si këngëtare, Loredana u bë e njohur nga lidhja e saj me reperin e njohur shqiptar, Mozzik dhe menjëherë tërhoqi vëmendje me stilin e saj, si dhe tatuazhet që i zbulon shpeshherë në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto ku ka zbuluar tatuazhin më të ri dhe duket se është inspiruar nga këngëtari me famë botërore, Justin Bieber. “Born in the 90’s” (Lindur në vitet 90), shkruan Loredana në tatuazhin e saj, i cili është gdhendur në pjesën e sipërme të gjurit të saj, në të njëjtin vend si Bieber. I vetmi ndryshim është që Justin në fakt shkruan “Better at 70”, por duket se kjo ka shërbyer si një inspirim për këngëtaren shqiptare. Kujtojmë se pak kohë më parë, Loredana u përfshi në një skandal mashtrimi ndaj një çifti zvicerian, por kjo gjë ndikoi pozitivisht në famën e saj, pasi këngët e saj vazhdojnë të rezultojnë të suksesshme./revistawho.com

CLOSE
CLOSE