• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Londra në kaos, tre sulme terroriste brenda natës

Mbrëmë në Londër kanë ndodhur tri sulme terroriste në vende të ndryshme.  Sulmet kanë ndodhur në Urën e Londrës,  Borough Market dhe në Vauxhall. Horrori i parë që është raportuar ka qenë një minibus që ka sulmuar kalimtarët në Urën e Londrës. Sipas dëshmitarëve minibusi ka dalë në trotuar dhe ka filluar të qëllojë me armë. Sulmi i dytë ndodhi në Borough Market ku thuhet se ka pasur një numër të madh të njerëzve të plagosur me thikë. Një incident i tretë ka ndodhur në Vauxhall, por policia nuk e ka lidhur me sulmet në Urën e Londrës dhe Borough Market. Nga sulmet kanë mbetur 6 të vdekur dhe më shumë se 40 të plagosur.