• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Llupse si Isida Mollaymeri, regjimi ushqimor dhe tundimet e një balerine

Nga Rudina Laka\Sapo e sheh, të krijohet ideja se ajo nuk i ka mirë marrëdhëniet me ushqimin, ose mban një dietë rigoroze pasi pa hezitim mund ta kategorizojmë tek personat pesha “pupël”. Por nuk është aspak kështu, ajo ka një marrëdhënie të shkëlqyer me ushqimin, konsumon gjithçka që i pëlqen, madje edhe pica e ëmbëlsira. Bëhet fjalë për balerinën Isida Mollaymeri. Po po balerinë, dhe mund të hajë çfarë të dojë. Ndonjëherë një aparat tretës i mirë është pasuria më e madhe që mund të të fali natyra, e parë kjo në këndvështrimin e atyre që hanë barishte dhe shëndoshen.

Isida, një nga balerinat më të sukseshme të “Teatrit të Operas dhe Baletit” ka treguar në një intervistë për “Revistawho.com” çfarë përfshijnë vaktet e saj në një ditë të zakonshme, çmendurinë më të madhe që ka bërë për ushqimin, eksperiencën më të keqe me ushqimin, raportin e saj me suplementet etj.

Çfarë konsumon Isida në një ditë të zakonshme, të gjitha vaktet?

Në mëngjes pi lëngun e freskët me panxhar, mollë jeshile e karrotë dhe një lugë me mjaltë me arra lajthia bajame e pak limon, pastaj kafen, kafe shqeto pa qumësht. Pas mëngjesit, fruta ose biskota ose çfarë të kem . Në drekë supën përditë me çfarë të jetë, sallatën përditë me çfarë të ketë shtëpia e gjellën me ose pa bukë sipas urisë. Pas dreke kafen, ëmbëlsirë ose smoothie. Në darkë kos ose asgjë. Gjatë gjithë ditës pi 2-3 kg ujë.

Çfarë konsumon përpara dhe pas stërvitjes?

Përpara stërvitjes është mëngjesi, pas stërvitjes është pas mëngjesi.

Çfarë nuk konsumon asnjëherë përpara apo pas stërvitjes?

Asnjëherë nuk konsumoj alkol.

Isida Mollaymeri

Në cfarë rasti e prish regjimin? Domethënë ushqimi që të tundon dhe nuk i reziston dot?

Nuk kam mbajtur ndonjëherë regjim, kam ngrënë gjithmonë çfarë kam dashur, po tani jo të teprosh me brumra. Kur ha jashtë shtëpisë më pëlqen të ha ndonjë picë ose ndonjë ëmbëlsirë më tepër.

Çfarë bën Isida pasi ka ngrënë një vakt jo të shëndetshëm që mund ta bëjmë të gjithë për të mos u ndjerë fajtorë?

Hahahahahaha Isida i thotë vetes ose njeriut që ka përballë “unë po vdes duke punuar, po lodhem, një herë ja lejon njeriu vetes…”

Ushqimi që nuk ke konsumuar kurrë edhe pse të pëlqen shumë por e di që nuk i bën mirë muskujve të tu?

S’kam lenë gjë pa konsumuar përsa i përket ushqimeve. Të gjithë më thonë që jam shumë llupse dhe pse i kam linjat e mira. Në fakt dhe unë mendoj se e kam metabolizmin e mirë dhe zoti ma ka falur këtë fat, të ha e mos të shëndoshem.

Albatros Rexhaj dhe Isida nga filmi “Phatom of the opera”

Çfarë zgjedh të konsumojë Isida kur e merr uria edhe pse mund të kesh ngrënë vaktin e planifikuar?

Zgjedh gjithmonë një frut.

Përdor suplemente apo proteina?

Jo, vetëm vitamina përdor. Këshilla ime e vetme është që të gjithë duhet të shkojnë në palestër, të gjithë duhet të paktën të kenë një aktivitet sportiv në jetën e tyre.

Cila është ajo pjesë e trupit për të cilën punon më shumë që e sheh si pikën tënde të dobet?

Të gjitha pjesët i kam mirë, po ato që unë kam fiksim janë muskujt e barkut.

Sa kilogramë je? Cila është pesha ideale për një balerinë në varësi të gjatësise?

Jam 52 kg dhe 172 cm. Balerinat duhet të jenë 20 kile poshtë gjatësisë.

Cila është çmenduria më e madhe që ke bërë për ushqimin?

Jam ngritur në 2 të natës dhe kam ngrënë tullumat në frigorifer.

Ke neps? Në qoftë se po për çfarë?

Kam shumë. Çdo gjë që shoh dua ta provoj, ose në restorant gjithmonë ja provoj pjatat personave që jam për drekë apo për darkë.

Je llupse?

Jam shumë llupse.

Eksperienca më e keqe që kë me një ushqim që je penduar që e ke ngrenë?

Kam ngrënë në Danimarkë tavë peshku me sheqer dhe sallatat me sheqer, ushqimi më i shpifur që kam provuar.

Ushqimi yt i preferuar dhe më pak i preferuar.

Ushqimi i preferuar peshku, më pak i preferuar bizelet.

Sa strikt duhet të jetë regjimi ushqimor i një balerine?

Me teori duhet të jetë shumë strikt, por gjithmonë teoria me praktikën sikur nuk shkojnë shumë hahaha.

Ka ndonjë rregull mbi ushqyerjen e një balerine përpara një shfaqjeje? Çfarë hani zakonisht dhe sa orë para?

Para shfaqjes nuk hamë, ndonjë kafe ose pak çokollatë fondente se të bën mirë për muskujt dhe emocionet.

Orari i fundit i ditës kur konsumoni ushqim?

Orari i fundit zakonisht është 8-9 në darkë./revistawho.com