• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Vetëm në WHO

Llasticat i kemi veç një fjongo larg

Vazhdon trendi i aksesorëve që i kemi përdorur në fëmijëri. Javën e kaluar ju treguam për karficat që po i vendosin kaq shumë vajzat e njohura, por këtë herë do flasim për fjongot. Edhe fjongo është një tjetër aksesor që dikur na i vendosnin mamatë apo gjyshet në flokë e që na bënin të dukeshim llastica. Por sot llasticë mund të dukesh edhe në moshë të rritur. Xhensila Myrtezaj, Luana Vjollca, Diona Fona e Shkenda Dubova janë vetëm disa nga vajzat e njohura shqiptare që po e kthejnë në trend fjongon.

Xhensila duket shumë e freskët në një foto ku pozon në natyrë me një fustan pranveror, me fjongo të bardhë në kokë, teksa lexon një libër.

Luana nga ana tjetër ka kapur dy bishtaleca, ka vendosur dy fjongo rozë, ka veshur këmishë të purpurt dhe e ka ëmbëlsuar edhe më shumë pamjen me një kek në dorë.

Diona Fona gjithashtu duket shumë e ëmbël me look-un e saj në klipin “Sheqer”, ku u shfaq me fustan të bardhë e përparëse ngjyrë vishnje, të cilën e kombinoi me fjongon.

Shkenda ndërkohë ka sjellë një look tjetër, me fustan me lule e me fjongo të purpurt.

Pas karficave e fjongove, presim ç’aksesor do na dalë i rradhës nga sënduku i sendeve të vjetra.