Flokët të kapura në dy bishtaleca, makeup në ngjyra të lehtë, por veshjet me ngjyra të ndezura dhe poza sa më fëminore. Ky është trendi më i ri i fotove në Instagram dhe vajzat e showbizit sapo na rikthyen në kujtime Mimoza llasticën.
Zaimina pozon me një lëpirse, e veshur me të verdha dhe e buzëqeshur, tamam si një vogëlushe që sapo ka blerë ëmbëlsirat e saj të preferuara.
Ndërsa Dhurata Dora duket si ato llasticat që rrudhin buzët kur nuk u plotësohet dëshira.
Luana nuk është mjaftuar vetëm me dy bishtaleca. Ka vendosur edhe dy fjongo, ka veshur dhe lejla me tepri.
Ndërkohë Kida ka lyer edhe flokët rozë, duke iu përshtatur edhe më shumë imazhit fëminor që tregojnë bishtalecat.
Mbase dikush mund të ketë edhe kundërshtime: Duken më shumë seksi sesa të llastuara. Dhe ne nuk po ju kundërshtojmë.