Lindsay Lohan ka dhënë në Instagram lajmin se i ka dhënë fund beqarisë dhe është më e lumtur se kurrë me partnerin Bader S Shammas.
“Dashuria ime. Jeta ime, familja ime, e ardhmja ime”,- shkruan Lohan në postimin dedikuar partnerit të saj.
Burime pranë Lohan kanë treguar për mediat se Lindsay është më e dashuruar se kurrë me partnerin e saj Bader.
Ata janë bashkë prej dy vitesh, por e jetuan dashurinë larg kamerave dhe rrjeteve sociale./revistawho.com