Linday Lohan është gati të flasë për lidhjen e saj me ish të fejuarin Egor Tarabasov dhe për këtë arsye u ftua në televizionin “Channel One” në Rusi. Ajo ka ritreguar historinë e saj natën kur pati debate me ish të fejuarin 23-vjeçar. Linday është shprehur se po flinte e qetë derisa Egor hyri me dhunë në shtëpinë e saj dhe nisi të ushtronte dhunë mbi të. “Isha jashtë mase e trembur, ai dukej i nevrikosur aq sa për të më hedhur acid në fytyrë, prandaj nisa të bertisja me të madhe” tregon Lindsay gjatë intervstës. Aktorja shton se ai u përpoq ta vriste prandaj ajo nisi të thërrasë për ndihmë e të kërkojë policinë. Si çdo rast tjetër i këtij lloji ka gjithmonë një anë të dytë të historisë. Egor ka reaguar menjëherë pas intervistës së 30-vjeçares duke shkruar një deklaratë të gjatë e cila hedh poshtë çdo argument të saj. Biznesmeni rus është i bindur se çdo fjalë e thënë nga ish e fejuara e tij është një tentavivë për të hedhur baltë mbi emrin e tij dhe asgje më shumë.