E kush tha se duhet humbur kohë për t’i hapur fëmijës një profil në ‘Instagram’?
Gjiko dhe Elita pritën vetëm ardhjen në jetë të vajzës, e pa kaluar mirë 24 orë, Bota u bë e famshme. Jo vetëm sepse ka prindërit e njohur, tani foshnja ka edhe fansa, që rriten çdo minutë. Aktualisht ka më shumë se 3000 ndjekës, por nuk do vonoj që kjo shifër të dyfishohet.
Foto e parë që prindërit e saj kanë publikuar është një imazh i duarve të saj me mamin dhe babin. Ky i fundit ka vendosur t’i japë edhe mbiemrin artistik (të modifikuar) përveçse atë të vërtetin, duke shkruar në profilin e vogëlushes “Botatheflygirl”.
Bota po e krijon famën që tani e derisa të arrij të kuptojë, çfarë ndodh rreth saj, shifrat kushedi sa do kenë arritur./revistawho.com