Këngëtarja kosovare Linda Halimi ka shkëlqyer në paraqitjen e saj të parë në spektaklin e madh amerikan “American Idol”.
Me zërin e saj perfekt ajo këndoj këngën e njohur “It’s a Man’s World” dhe u vlerësua lart nga juria e përbërë nga Jennifer Lopez, Harry Connick dhe Keith Urban.
Këngëtarja e njohur J-Lo, që është pjesë e jurisë që pesë vjet, ka thënë se Linda ka një zë të fuqishëm dhe me plot dëshirë është shprehur se dëshiron ta shohë të jetë pjesë e garës edhe në fazën e ardhshme.
Të tre anëtarët e jurisë votuan pro kalimit të Lindës në fazën e ardhshme.
Edhe faqja zyrtare e spektaklit në Facebook i ka kushtuar vëmendje të veçantë kosovares duke e postuar në një video për të cilën thotë: “Çfarë storie inspiruese…dhe ajo ka shumë talent”.
Në prezantimin e saj Linda tregon se është nga Kosova dhe se ka ëndërruar përherë një moment të tillë. Si gjithmonë, edhe në këtë video ajo shihet me partnerin e saj reperin Big D.